Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara, John Bolton pritet të përballet me burg dhe miliona dollarë gjobë Në Kinë është mbajtur një paradë madhështore për të kujtuar fitoren ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, duke treguar se fuqia ushtarake e Pekinit ka arritur një nivel të paprecedent.
Presidenti Xi Jinping, në fjalimin e hapjes së ceremonisë nderoi popullin kinez, “që në mënyrë të palodhur luftoi dhe mposhti agresionin e Japonisë”.
Ai tha gjithashtu se Ushtria Çlirimtare e Popullit do të reduktohet me 300 mijë njësi, por nuk tha një datë të saktë se kur kjo do të ndodhë.
Rritja e fuqisë ushtarake të Kinës po shihet me shqetësim në Azinë jug-lindore, ku së fundmi janë verifikuar jo pak tensione rajonale.
Kina është përfshirë në një seri përplasjesh territoriale me fqinjët e saj në Detin e Jugut, si dhe me Japoninë në Detin Lindor.
Në prag të nisjes së paradës, Shtetet e Bashkuara deklaruan se pesë anije kineze ishin parë në brigjet e Alaskës, për herë të parë.
Mbi 30 zyrtarë të huaj, përfshirë këtu ministra dhe krerë shtetesh, si presidenti rus Vladimir Putin dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon morën pjesë në këtë event.
Por shumë liderë të tjerë, përfshirë këtu kryeministrin japonez Shinzo Abe nuk morën pjesë në të.
Top Channel