Spears ka një mesazh të pakuptueshëm për meshkujt (VIDEO)

02/09/2015 00:00

Ajo nuk ka patur shumë fat në dashuri, dhe së fundmi ka deklaruar se është single prej një viti. 33-vjeçarja Britney Spears dha një mesazh disi të pakuptueshëm për meshkujt në spektaklin e saj në Las Vegas.

Me një veshje provokative prej lëkure, ajo kaloi përmes skenës ku i thirri audiencës: “Meshkuj, sinqerisht, mund të thithni gishtin tim të këmbës”. Disa fansa të saj kanë postuar në Instagram këtë moment, që duke e gjykuar nga toni i zërit nuk ishte një ftesë.

Së fundmi ajo ka qënë e lidhur për tetë muaj me producentin Charlie Ebersol, 32 vjeç, ku u panë për herë të fundit bashkë në tapetin e kuq në maj.

Top Channel