OSHEE blen 131.7 mijë megavat energji për të mbuluar humbjet e parashikuara
29/08/2015 00:00
Operatori i Shpërndarjes bleu 131.7 mijë megavat energji elektrike për të mbuluar humbjet e parashikuara të shtatorit. Sipas njoftimit zyrtar, në tenderin e zhvilluar janë shpallur fituese katër kompani, të cilat do të furnizojnë këtë sasi energjie.
Sipas OSHE, çmimi mesatar i blerjes rezulton 46.2 euro për megavat, për një vlerë totale prej rreth 6.1 milionë euro.
Ligji e detyron Operatorin e Shpërndarjes ta sigurojë vetë, me çmime tregu, energjinë e nevojshme për mbulimin e humbjeve, ndërsa KESH është e detyruar të furnizojë vetëm sasinë që konsumohet nga familjet dhe një pjesë e biznesit.
Top Channel