Demarkacioni Kosovë-Mal i Zi, shteti fqinj: Marrëveshja nënshkruhet në Vjenë
26/08/2015 00:00
Marrëveshja kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi do të nënshkruhet këtë të mërkurë në Vjenë, ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme Qeveria e Malit të Zi.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet pak para nisjes së Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ditën e sotme në Vjenë.
“Kjo marrëveshje vërteton përkushtimin për afirmimin dhe forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënmieve të mira fqinjësore, me respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi.
Top Channel