Princesha Harper në Disneyland

25/08/2015 00:00

Vera është drejt fundit, por familja Beckham po shfrytëzon ende motin e ngrohtë të Kalifornisë. Të hënën, David dhe Victoria çuan katër fëmijët e tyre në Disneyland në Anaheim të Kalifornisë. Ata u bashkuan me bashkëshorten e Gordon Ramsay, Tana, dhe vajzat e tyre Megan, Holly dhe Tilly.

Vajza e çiftit, 4-vjeçarja Harper, duket mjaft e qetë pavarësisht se rrethohej nga shumë njerëz, teksa ishte ulur në karrocën e saj.  Ajo ishte veshur me një fustan ngjyrë kremi, i përsosur për vende të tilla magjike, dhe përshtatej me ato të princeshave, me flokë të gjatë lëshuar.

Top Channel