Rita Ora ka frikë nga… vdekja

24/08/2015 00:00

Rita Ora ka disa angazhime njëherësh. Këngëtare, ish gjyqtare e The Voice, aktualisht e X Factor, dhe ambasadore e një marke botërore. Por 24-vjeçarja zbulon disa detaje ndryshe nga sa njihet në media. Ajo ishte një lojtare e mirë në lojën kukafshehti, dhe u braktis në një varrezë.

Duke folur për “The Guardian” për rolin e saj të ri si fytyra e të brendshmeve italiane, Tezenis, ajo ka rrëfyer dhe eksperiencën e saj dramatike në varrezate Earl’s Court.

“Isha shtatë vjeçe, nuk më gjeti askush dhe mendova se do më vidhnin fantazmat”, rrëfen Ora.

Kur u pyet mbi vdekjen, këngëtarja me origjinë kosovare tha se ka fobi nga vdekja, dhe si rezultat bën vizita të rregullta tek terapisti për të mposhtur këtë frikë. “Vdekja është fobia ime më e madhe”, pranon ajo, “ Kisha atake paniku kur isha e vogël duke bërtitur ‘Mami, nuk dua të vdes”. I jam nënshtruar terapisë dhe vazhdoj të shkoj çdo javë”, ka thënë Rita. Më herët këngëtarja ka thënë se ataket e panikut e kanë ndihmuar të ndryshojë vizionin për jetën.

Top Channel