Cara Delevingne i thotë lamtumirë modelimit

19/08/2015 00:00

E super paguar, por mbretëresha e sfilatave, që fiton afërsisht 10 mijë euro në ditë i ka dhënë lamtumirën modelingut. Edhe pse nuk pritej t’i jepte fund në moshën 23-vjeçare vjen deklarata surprizë për revistën “Time”.

“Është si të luftosh e fluturosh për muaj me radhë, në hap me kohën, por ka të bëjë dhe me gjendjen mendore… të urresh veten tënde, trupin tënd, pamjen tënde, nuk është veçse përkeqësim”, ka thënë Delevingne.

Tashmë ajo do t’i përkushtohet aktrimit dhe muzikës. Ajo ka marrë pjesë në filmin “Paper Towns”.

Top Channel