Brazili njeh pasaportat e Kosovës. Thaçi: Obrigado!

19/08/2015 00:00

Brazili njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Tani më qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të pajisen me vizat e këtij shteti në letër, por ato do të vendosen në pasaportë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri kosovar Hashim Thaci në Twitter.
 
“Obrigado”, ka shkruar Thaçi në Twitter, duke falënderuar shtetin brazilian në gjuhën portugeze.

“Brazili ka filluar të lëshojë viza për pasaportat kosovare”, vijon postimi i shefit të diplomacisë kosovare në Twitter.

Brazili është njëri nga shtetet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Top Channel