Modelet nudo të Times Square

18/08/2015 00:00

“Punojmë fort dhe duhet të përcjellim energji pozitive te njerëzit, të buzëqeshim gjithë ditën, pavarësisht nëse ndjehemi apo jo mirë, jemi të mërzitura apo kemi prindërit sëmurë”.

Kështu e nis rrëfimin për “New York Times” Hannah Nicole Rubiano, një 25-vjeçare nga Kolumbia, e cila i është bashkuar morisë së vajzave që pozojnë thuajse lakuriq në Times Square, në Nju Jork.

Dukuria ka marrë përmasa të mëdha kohët e fundit, aq sa çdo ditë me dhjetëra vajza toples dhe me ngjyrat e flamurit amerikan qëndrojnë në pritje të klientëve të tyre.

Klientët janë turistë dhe kalimtarë të rastësishëm, të gatshëm për të paguar një shumë simbolike për të patur një foto-kujtim “me ngjyra” nga Times Square.

Megjithatë, jo të gjithë mbeten të kënaqur nga kjo risi njujorkeze. Ka raste kur familje të ndryshme ankohen dhe shmangin vizitat familjare në Times Square, sidomos kur janë me fëmijë të vegjël.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel