Vushtrri, konfiskohen medikamente me origjinë nga Serbia në vlerë 3000 euro

17/08/2015 00:00

Zyrtarët doganorë të Kosovës kanë kapur mbi 3000 euro medikamente nga Serbia në bagazhin e një automjeti.

Medikamentet janë gjetur gjatë kontrolleve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë saktësisht në hyrje të Vushtrrisë.

Ata kanë ndaluar një veturë të tipit “Opel Vectra” me targa të Republikës së Kosovës e që drejtohej nga një shtetas kosovar.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se pas kontrollimit të makinës, zyrtarët doganorë kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme me origjinë nga Serbia.

Medikamente dhe vetura janë konfiskuar dhe lidhur me rastin ne fjalë është iniciuar kundërvajtje doganore. Vlera totale e mallrave është mbi 3000 euro.

Dogana e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurt në 0800 50 095.

Top Channel