Ngordh qeni më i famshëm i Hollywoodit

17/08/2015 00:00

Uggie, qeni i rracës terrier, i bërë i famshëm falë roleve të tij në filmat hollivudianë, nuk është më.

Omar von Muller, një trajnues qensh, konfirmoi përmes rrjeteve sociale se Uggie “u vendos në gjumë” ditën e premte.

Qeni vuante prej kohësh nga sëmundja e kancerit, e cila së fundmi e kishte mposhtur duke e dobësuar dhe paralizuar.

Uggie është shfaqur në dhjetra filma, por famën e madhe do të merrte në vitin 2011 me rolin e luajtur në filmin pa zë, “The Artist”.

FOTO GALERI
2/26

Top Channel