Kosovë, Kadri Veseli ngushëllon familjen Stavileci

16/08/2015 00:00

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së akademikut Esat Stavileci.

Në telegramin e kryeparlamentarit, akademiku i ndjerë Stavileci, vlerësohet si zë i fuqishëm për të mirën e atdheut.

Duke iu drejtuar familjes Stavileci, Veseli thekson: “Lufta jonë e gjatë për liri dhe pavarësi nuk ka qenë vetëm luftë politike dhe e armatosur, por edhe përballje me argumente juridike. Profesor Esat Stavileci ishte zë i fuqishëm i Kosovës në këtë përballje. Nderim emrit dhe punës së tij të gjatë e të palodhshme për të mirën e atdheut tonë”.

Top Channel