Jackson nuk ia kishte idenë fare kush ishte Pharrell

15/08/2015 00:00

Michael Jackson nuk ia ka kishte idenë se kush ishte Pharrell Williams.

Ikona e muzikës, i cili u nda nga jeta në vitin 2009, një herë e kishte ftuar Pharrell të regjistronte një këngë me të, por për Pharrel kjo ishte një ftesë e çuditshme, pasi ai nuk ia kishte idenë se kush ishte ai, kur e kishte ftuar në studio.

Teksa kujton atë takim, Pharrell tregon: “Ai nisi të më thoshte nëse kisha qenë ndonjëherë në një studio regjistrimi dhe unë u habita. Po mendoja me vete se ishte ai që më ftoi. Por nuk munda t’i them asgjë, ishte ai, i madhi Michael Jackson”.

Producenti 42-vjeçar ka treguar gjithashtu se kishte shkruar shumë këngë për të, por përfunduan për Justin Timberlake.

Pharrell ka kujtuar telefonatën e parë që ka marrë nga Michael, telefonatë që ka qenë gjithshtu shumë e çuditshme.

“Isha në studion e regjistrimit me Justin, kur dikush më dha telefonin dhe më tha që ishte Michael Jackson. Në fillim mendova se ishte një shaka nga miqtë e mi, pasi në telefon dëgjova dikë që hante kokoshka. Kjo më bëri ta njihja. Pastaj më tha: Hej, ti punon me Justin? Shumë mirë, kalofshit mirë dhe të fala Justin! Kaq ishte biseda që bëra me të”, tregon Pharrell.

Top Channel