Amber Rose dhe Wiz Khalifa, a janë ribashkuar?

13/08/2015 00:00

Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2014, por një vit më vonë, Amber Rose dhe Wiz Khalifa janë ribashkuar në koncertin e reperit në Los Angeles.

Aktori Ryan Hansen ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij të Instagramit, në të cilën shfaqet ish-çifti shumë i lumtur në prapaskenën e koncertit të Wiz.

Amber dhe Wiz nisën të shoqërohen me njëri-tjetrin në vitin 2011 dhe u martuan dy vite më pas. Ata kanë një djalë 1 vjeç, Sebastian Taylor Thomaz.

Top Channel