Albumi solo i Kurt Cobain do të dalë në nëntor

13/08/2015 00:00

Një album solo me këngë të padëgjuara nga lideri i Nirvana, Kurt Cobain do të dalë në nëntor së bashku me një biografi të jetës së tij. Albumi, ende pa titull do të jetë edhe si kolonë zanore për dokumentarin “Montage of Heck”, që do të dalë me DVD në SHBA më 6 nëntor.

Drejtuesi i filmit, Brett Morgen, kërkoi në arkivën e Cobain për vajzën e tij Frances Bean Cobain, pasi përfundoi dokumentarin. Duke përshkruar albumin ai tha për Billboard: “Ju duket sikur jeni në shtëpinë e Kurt, duke e parë atë teksa krijon. Ju jeni duke e përgjuar atë… në kuptimin më pozitiv të fjalës, me një ndjenjë të madhe ndjeshmërie, gjithashtu”, ka thënë Morgen. Premiera e “Montage of Heck” doli në maj. Kurt Cobain vdiq në vitin 1994.

Top Channel