Berat, kontrolle për sigurinë teknike të bomblave të gazit

12/08/2015 00:00

Në këto ditë të nxehta vere, ku rreziku i rënies së zjarreve është edhe më i madh, Reparti i Zjarrfikëseve në Berat ka intensifikuar kontrollet për sigurinë teknike të bomblave të gazit.

Ky repart mësohet se është fokusuar jo vetëm tek subjektet ku mbushen bombolat dhe tregtohet gazi, por dhe në të gjitha subjektet ku gazi përdoret si lëndë e parë për gatim, si restorante, bare, lokale, mensa, etj.

Gjatë kontrollit janë marrë masa ndaj disa subjekteve, të cilat janë paraqitur me probleme. Drejtori i Repartit të Zjarrfikësve, Luman Spathara ka deklaruar se kontrollet kanë si qëllim verifikimin e sigurisë së pajisjeve me gaz, pajisjet e ndihmës së shpejtë në rast rënie zjarri, kolaudimin e bombolave të gazit, etj.

Spathara ka bërë me dije se këto kontrolle janë në vijimësi dhe të përditshme, ndërsa ka shtuar se janë vendosur gjoba për subjektet që kanë rezultuar me shkelje.

Për të mos qëndruar vetëm në masat administrative, drejtori Spathara ka kërkuar që të ngrihet një task forcë për këtë problem, pasi do të ketë më shumë efikasitet, si dhe do të shtohet edhe më shumë siguria për qytetarët.

Top Channel