Rrëzohet kërkesa për mocion me debat ndaj Ballukut, Peleshi: Është çështje nën hetim Partia Demokratike ka denoncuar këtë të hënë “papërgjegjshmërinë ekstreme” të Edi Ramës dhe levave të tij, që mbajnë sipas saj Pogradecin në kaos, duke mos lejuar konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe nisjen nga puna të Bashkisë.
“Përmes Peleshit dhe prefektit të Korçës, Edi Rama po hakmerret ndaj pogradecarëve që nuk votuan për të dhe ortakun e tij Meta, duke mbajtur peng Bashkinë e re”, ka deklaruar deputetja Albana Vokshi.
Sipas saj, me pretekste banale, sikur këshilltarët e majtë qenkan me pushime, janë mbyllur dyert e kësaj bashkie, e cila prej 10 muajsh është pothuajse tërësisht jofunksionale.
“Kanë kaluar tashmë 27 ditë që prefekti ka në tryezë vendimin përfundimtar të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve për këtë Bashki. Pengimi i konstituimit dhe fillimit të punës është një hakmarrje e verbër, por dhe shkelje e ligjit njëkohësisht, dhe për këtë Partia Demokratike do t’i drejtohet organeve të drejtësisë”, ka deklaruar Vokshi.
Në emër të PD, deputetja i ka bërë thirrje prefektit të Korçës që të heqë dorë nga ky “shërbim kriminal” dhe të zbatojë ligjin.
“Qytetarët e Pogradecit nuk mund të ndëshkohen, duke u mbajtur peng bashkinë dhe shërbimet. Edi Rama po vërteton tezën e tij të fushatës zgjedhore se, nëse shqiptarët nuk votonin kandidatët e tij ai do t’i linte pa ujë e pa investime. Por në realitet, ai po shkon edhe më larg, duke i lënë qytetarët që nuk e kanë votuar atë, edhe pa bashki”, ka vijuar Vokshi.
Në emër të Partisë Demokratike, ajo i ka bërë të ditur kryeministrit Rama se ai nuk është zot i vendit dhe as pronar i bashkive.
“Vullneti i qytetarëve të Pogradecit nuk mund të mbahet peng dhe nuk ka për t’u mbajtur peng nga marionetat e tij e tij Pelesh-prefekt”, ka shtuar Vokshi.
Top Channel