LIVE/ Situatë kritike në disa fshatra të Fierit, zjarri avancon drejt Levanit. Digjen tre shtëpi dhe një magazinë, rrezikohet edhe një biznes Një milionë euro është fatura financiare që kërkohet për të pajisur të gjitha pyjet e vendit me kamera termike të cilat xhirojnë gjatë 24 orëve. Ky sistem, i cili është aplikuar në Tiranë dhe Shkodër, identifikon dhe filmon çdokënd që pret pyjet.
“Ky sistem elektronik monitorimi, përveçse bën të mundur monitorimin e personave dhe mjeteve që hyjnë në fondin pyjor, por edhe lokalizimin dhe kapjen e tyre. Gjithashtu, ky sistem është i pajisur me kamera termike që ndihmon në lokalizimin e shpejtë të zjarreve”, thotë kryeinspektori i mjedisit, Ergys Agasi.
Kreu i Inspektoratit të Mjedisit tha se pas pilotimit në Shkodër dhe Tiranë, vetëm për dy muaj u proceduan mbi 200 individë.
“Kemi mbi 200 raste të kapura nëpërmjet këtij sistemi. Vetëm 24 prej tyre janë ndjekur penalisht, ndërsa për të tjerët janë marrë masa administrative. Me ndryshimin e ligjit në muajin shtator, të gjithë njerëzit që kapen në flagrancë duke prerë drutë në pyje, do të shkojnë automatikisht në burg”, shtoi Agasi.
Ministria e Mjedisit, vitin e ardhshëm, pritet ta shtrijë këtë sistem monitorimi në të gjithë vendin, si një formë efikase e monitorimit të pyjeve, të cilat gjatë këtyre dekadave janë shkatërruar në formë barbare.
Top Channel