ISIS, Italia dëbon një shtetas kosovar

08/08/2015 00:00

Një shtetas kosovar, që jetonte në Itali prej vitit 2001, me leje të rregullt qëndrimi, është dëbuar për të paktën 10 vjet nga vendi fqinj.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave 31-vjeçari Mevait Kokora është dëbuar nga policia e qytetit të Udines, me urdhër të Ministrisë së Brendshme.

Sipas burimeve, dëbimi i tij ka ardhur pasi kishte përqafuar ideologjinë xhihadiste, duke vendosur marrëdhënie me elementë radikalë.

I influencuar nga fondamentalistët ballkanas, Kokora rezulton të ketë qenë edhe në një kamp stërvitjeje në Turqi, për të shkuar për të luftuar në Siri.

Top Channel