
Indianapolis Motor Speedway ishte skena e një gare spektakolare mes një makine Indycar dhe një motori Honda të MotoGP. Dueli u zhvillua mes pilotëve Marco Andretti dhe Dani Pedrosa.
Gara ishte e barabartë derisa në kthesën e fundit Pedrosa u shkëput ndjeshëm për ta kaluar vijën e finishit i pari me motorin Honda. U pa se njëvendëshja e Indycar ishte më e shpejtë në kthesa, por në vijë të drejtë motori Honda ishte ndjeshëm siperior. Andretti e humbi garën për një të dhjetat.
“Ishte një argëtim i jashtëzakonshëm, u kënaqa shumë. Gjithmonë janë të veçanta gara të tilla. Motori i makinës dëgjohej më shumë se motori im dhe shpresoj që një ditë ta provoj edhe unë një makinë si kjo”, tha piloti spanjoll pas garës.
Top Channel