Mitrovicë, Oliver Ivanoviç në grevë urie

07/08/2015 00:00

Politikani serb Oliver Ivanoviç ka filluar grevën e urisë në burgun e Mitrovicës, duke kërkuar që t’i mundësohet mbrojtja në liri.

Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” bashkëshortja e tij, Milena Ivanoviç Popoviç.

Përfaqësuesit të serbëve të veriut një ditë më parë iu vazhdua paraburgimi për dy muaj, deri më 6 tetor. Oliver Ivanoviç akuzohet për krime lufte kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999 dhe në vitin 2000.

Të akuzuar për tentativë vrasje nga prokuroria e EULEX-it janë edhe koloneli i policisë serbe Dragoljub Delibashiç, oficerët Ilija dhe Nebojsha Vujaçiç dhe Aleksandar Lazoviç.

Kundër Ivanoviç deri tani kanë dëshmuar 45 dëshmitarë dhe shumica e tyre kanë pohuar ato që thotë aktakuza kundër tij. Gjykimi i tij rifillon më 10 shtator.

Top Channel