Aktori Gazmend Paja sulmohet nga protestuesit në rrugët e Tiranës, përgjigjet në rrjetet sociale: Ndodhi në sytë e familjarëve, s’kam marrë kurrë favore Lokalet që kanë nxjerrë tavolinat në trotuar apo në rrugë, ata që kanë zënë vendparkim me blloqe betoni apo vazo lulesh, si dhe hapësira pranë stadiumit “Dinamo”, e cila është zënë me makina për shitje kanë afat deri në fund të javës tjetër.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj deklaroi të enjten se lirimi i hapësirave publike do të nisë nga njësia numër 5, ku dhe prezantoi administratoren Violeta Kile.
“Është për turp që zona më e pushtuar nga territori është njësia 5, duke filluar nga lokalet e Bllokut, ku mirë që zihet trotuari, por tani zihet edhe një korsi e rrugës. Të gjitha lokalet, nga Blloku tek Komuna e Parisit e deri në çdo cep tjetër, kanë një javë kohë që të zmbrapsen aty ku e kërkon ligji. Javën tjetër nuk do të ketë asnjë tolerancë. E gjetëm në shesh, do të konfiskohet menjëherë. Gjithashtu, parkimi i zënë me makina të përdorura që shiten tek stadiumi “Dinamo” ka kohë deri javën tjetër, pastaj le t’i çojnë makinat e t’i shesin ku të duan”, tha Veliaj.
Veliaj vizitoi edhe kopshtin numër 42, ngjitur me njësinë 5, për të parë nëse është gati për të pritur vogëlushët në shtator. Ndërkohë, i pyetur nëse do të mbajë premtimin për banesat sociale, ai tha se po verifikohen listat.
“Sot kemi bërë disa verifikime dhe na rezulton historia e 2013-s, kur po e njëjta parti la pushtetin. Kushërinj, nipa, mbesa e zyrtarë që marrin banesa sociale. Unë këtë nuk do ta toleroj. Do shpërndaj banesa sociale vetëm për ata që i meritojnë. Turp për ata që nuk e bënë këtë në 4 vjet dhe që sot nuk kanë asnjë të drejtë të bërtasin”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit premtoi edhe fillimin e dhënies së kredive të buta, por kjo do të ndodhë në një kohë të mëvonshme, pasi buxheti i bashkisë në këto momente nuk premton për pagesat e inetresave të kredive të buta.
Top Channel