Durrës, gjendet i braktisur në plazh 1-vjeçari

04/08/2015 00:00

Një fëmijë 1 vjeç është gjetur i braktisur këtë të martë pranë kullës së rojes në një plazh në Golem të Durrësit.

Agjentë të policisë që kanë marrë nën kujdes të miturin kanë njoftuar familjarët që të telefonojnë në numrin 0676096010.

Pavarësisht kësaj, agjentët po kryejnë edhe hetime për të identifikuar familjarët e të miturit dhe për të verifikuar nëse është braktisur me qëllim.

Top Channel