“Kishte njerëz që vraponin dhe më pas…”/ Koncerti i këngëtares së njohur kthehet në tragjedi, tekniku humb jetën pasi shembet skena ku do të performonte Shakira
Artistit disident kinez Ai Weiwei iu refuzua viza gjashtëmujore nga qeveria britanike për shkak të pretendimeve se kishte gënjyer në formularin e aplikimit.
Weiwei postoi një letër në Instagram ku thoshte se hyrja në Mbretërinë e Bashkuar i ndalohej për shkak se nuk kishte deklaruar “dënimin e tij penal”.
Çështja është se artisti, i mbajtur në arrest për 81 ditë në 2011-n, nuk është akuzuar kurrë për ndonjë shkelje penale e as është dënuar për krime në vendin e tij.
Atij i është dhënë vetëm një vizë 20-ditore për të marrë pjesë në çeljen e ekspozitës së tij në Londër, por kjo do të thotë se ai mund të mos e mbikëqyrë dot personalisht vendosjen e veprave të veta në Royal Academy of Arts, ku do të ekspozohen në 15 shtator.
Top Channel