Konstituohet Këshilli Bashkiak i Maliqit
28/07/2015 00:00
Është konstituuar pasditen e së hënës këshilli bashkiak i radhës, ai i Maliqit, sipas rezultateve të dala nga zgjedhjet e 21 qershorit.
Kandidati fitues i bashkisë së këtij qyteti, Gëzim Topçiu nga ASHE, ka nisur zyrtarisht mandatin e tij të pestë.
Në mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak është votuar edhe për zgjedhjen e kryetarit të tij, Vasillaq Çinoku.
Në favor të tij kanë qenë 25 vota nga koalicioni i majtë, ndërsa 5 të tjera kanë shkuar për propozimin e atij të djathtë.
Top Channel