Konstituohen këshillat bashkiakë të Librazhdit dhe Prrenjasit

27/07/2015 00:00

Edhe pse me përkatësi të kundërta partiake, kryetari në ikje i Bashkisë së Librazhdit, Shefki Çota, me një gjest qytetarie i ka dorëzuar shiritin kryetarit të ri të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit, Kastriot Gurra.

Të dy zyrtarët u zotuan se, nëse do të jetë nevoja do të punojnë krah njëri-tjetrit për zhvillimin e qytetit dhe interesat e qytetarëve. Kalimi qytetar i Bashkisë së Librazhdit u vlerësua edhe nga deputeti Taulant Balla, i cili ishte i pranishëm në këtë event.

Sipas procedurave u konstituua edhe Këshilli Bashkiak i qytetit, i cili numëron 21 anëtarë, 17 të ASHE dhe 4 të APPD. Kryetar i Këshillit u zgjodh Mit’hat Biçaku. Po ashtu janë zgjedhur edhe Këshilltarët që do të përfaqësojnë Bashkinë Librazhd në Këshillin e Qarkut.

Po sot është konstituuar edhe Bashkia e Prrenjasit, e cila për 4 vitet e ardhshme do të drejtohet nga Miranda Rira, kandidate e LSI, pjesë e koalicionit për Shqipërinë Europiane.

Top Channel