Kate Moss dhe Jamie Hince pranë divorcit?!

20/07/2015 00:00

Ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në korrik të 2011 dhe është konsderuar si një nga martesat më të forta por duket se marrëdhënia e Kate Moss dhe Jamie Hince ndodhet në një moment problematik pasi përflitet se çifti prej javësh nuk flet me njëri-tjetrin si pasojë e një zënke të ndodhur në shtëpinë e tij në New York.

Supermodelja 41-vjeçe dhe kitaristi i “The Kills”, të cilët nuk janë fotografuar së bashku që më 10 prill, raportohet se momentalisht po jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri, dukë bërë kështu që marrëdhënia e tyre të jetë drejt fundit.

Një burim për “The Sun”, ka thënë: “Gjërat janë shumë keq mes tyre dhe ata po përpiqen që ta shmangin sa më shumë njëri-tjetrin, duke mos qënë të pranishëm në të njëjtat vende”. Ndërsa një tjetër burim ka treguar se arsyeja e këtij sherri ka qënë xhelozia.

Top Channel