Pavarësisht ankesave të shumta nga përdoruesit e saj, Apple Watch ka arritur të shesë mbi 3 milionë njësi  me një çmim mesatar prej 505 dollarësh, që prej hedhjes së kësaj pajisjeje në treg, tre muaj më parë.

Këto të dhëna janë publikuar nga një kompani kërkimore “MacRumors”. Apple besohet se ka shitur rreth 1875 njësi të orës së saj inteligjente Watch Edition, çmimet e së cilës filluan prej 10,000 dollarë.

Nga varianti sport, janë shitur gati dy milionë njësi dhe rreth një milion njësi të versionit të parë, dhe këto statistika janë vetëm nga tregu i SHBA-së.

Kompania u përball me ankesa të shumta nga përdoruesit e këtyre pajisjeve. Disa prej tyre shfrytëzuar rrjetet sociale për të shpërndarë foto, ku tregonin shenja djegie në kyçin e dorës, të shkaktuara nga Apple Watch. Por pavarësisht këtyre ankesave, duket se shitjet e Apple Watch kanë qenë të kënaqshme për kompaninë.

Top Channel