47-vjeçarja Kylie Minogue tregon trupin e tonifikuar në Itali

14/07/2015 00:00

Kylie Minogue po shijon pushimet në Itali, ku është fotografuar me një palë bikini ngjyrë blu teksa po zhytej në ujë.

Edhe pse në moshën 47-vjeçare, këngëtarja dukej e mrekullueshme në bregdetin italian, në një jaht luksoz së bashku me miqtë e saj, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana.

Me flokët e kapura, Kylie tregonte barkun dhe të pasmet e tonifikura ndërkohë që shijonte rrezet e diellit.

Në një intervistë të dhënë në muajin maj, kur Kylie është pyetur se si është e mundur që trupi i saj është në gjendje perfekte, ajo është përgjigjur se këto forma janë falë takave të larta që ka mbajtur gjatë gjithë jetës.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel