Mbyllet Festivali i Muzikës së Dhomës

13/07/2015 00:00

Ka përfunduar Festivali X Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në Durrës. Në natën e fundit të tij kanë performuar nxënësit pjesëmarrës në master klasat e drejtuara nga instrumentistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë duartrokitur gjatë nga të pranishmit.

Më pas, ka qenë koncerti i ansamblit “Stinët”, i drejtuar nga Kostantin Ilievski, që interpretoi “4 Stinët” e Vivaldit. Në violinë interpretoi austriaku Ëolfgang David, i cili luan me një violinë afro 290-vjeçare të punuar nga Karlo Bergonzi, pasardhës i Antonio Stradivarit.

Gjatë këtij edicioni jubilar, të zhvilluar në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, koncertuan instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Gjermania, Zvicra, Amerika dhe Austria, të cilët shkëmbyen mes tyre përvoja artistike- kulturore, ndërsa gjallëruan jetën artistike të qytetit bregdetar në këtë sezon.

Top Channel