“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante…
Albumi i tretë i Adele mund të jetë shtyrë, pasi ajo dëshiron të ketë një tjetër fëmijë.
Këngëtarja e hitit “Rolling in the Deep”, e cila ka një djalë 2 vjeç, përflitet se ka dëshirë të ketë një tjetër fëmijë, duke lënë kështu në pritje publikimin e albumit të tretë.
Një burim i afërt me këngëtaren është shprehur: “Adele ka lënë të nënkuptohet se dëshiron të paktën edhe një tjetër fëmijë. Ajo ishte shumë e frymëzuar për të publikuar albumin e saj të tretë, por më pas vendosi të kishte një tjetër fëmijë dhe të jetonte një jetë normale”.
27-vjeçarja ka publikuar albumin e saj të dytë në vitin 2011, por ajo ka qenë tepër e rezervuar përsa u përket planeve për albumin e ardhshëm, i cili përflitej të publikohej në vjeshtë.
Top Channel