Fotot zyrtare të familjes mbretërore, në pagëzimin e Charlotte

09/07/2015 00:00

Pallati Mbretëror i Britanisë së Madhe ka publikuar fotot zyrtare të pagëzimit të princeshës Charlotte. Kessington Palace ka publikuar katër foto zyrtare, ku bie në sy fotoja familjare e princit William, me bashkëshorten Kate dhe fëmijët, George dhe Charlotte.

Princeshë Charlotte është pagëzuar në një ceremoni private në Sandringham.  Ceremonia private në Kishën e Shën Marisë Magdalenë kishte vetëm 21 të ftuar, duke mos përfshirë Princ Harin që gjendet në një udhëtim tremujor për bamirësi në Afrikë.

FOTO GALERI
2/4
Kessington Palace publikon setin prej katër fotosh

Top Channel