15 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, i akuzuari për sulmin në Bondi Beach del për herë të parë para gjykatës Plot 15 vite më parë, në vitin 2000, vetëm pak përpara se George W. Bush të bëhej President i Shteteve të Bashkuara, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) publikoi një raport prej 70 faqesh në lidhje me atë se, si do të ishte bota në vitin 2015.
Tashmë ka kaluar gjysma e këtij viti dhe është qartësisht se disa prej atyre parashikimeve kanë rezultuar të vërteta, ndërsa disa jo.
Ja një përmbledhje e disa prej parashikimeve, referuar historisë së dhjetorit të vitit 200 të publikuar nga “the Telegraph”.
1. “Marrëdhëniet ndërkombëtare janë gjithnjë e më shumë në varësi të organizatave të mëdha e të fuqishme, sesa në duart e qeverive”…
Verdikti i sotëm, plotësisht i vërtetë. Pasi një shembull i tillë është rritja e Shtetit Islamik. Në krahun tjetër, ekziston një kuadër ‘aktorësh’ që kalojnë përtej të qenit privatë dhe shtetërorë, siç janë hacker-at kinezë, të dyshuar si vjedhës të informacioneve rreth miliona punonjësve qeveritarë amerikanë, por edhe hacker-at që mbetën në kuadrin e dyshimit si koreano-veriorë që sulmuan “Sony Pictures” vitin e kaluar.
2. “Nga ky vit deri në 2015-n, taktikat e terroristëve do të bëhen gjithnjë e më shumë të sofistikuara dhe me synimin për të arritur vrasje masive”…
Verdikti i sotëm, mëse i vërtetë. Për fat të keq, ky parashikim është bërë i vërtetë shumë shpejt, vetëm një vit pasi doli raporti, me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.
3. “Iraku dhe Irani do të zhvillojnë raketa me rreze të gjatë veprimi në të ardhmen e afërt. Irani mund t’i testojë të tilla armë ndoshta që prej vitit të ardhshëm, ndërsa raketat ndërkontinentale në vitin 2004”…
Verdikti i sotëm, pjesërisht i vërtetë dhe pjesërisht i rremë. Irani është duke punuar mbi raketat ndërkontinentale balistike dhe pritej të testohej në vitin 2015, por sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit bënë që Republika Islamike të ulej në tryezën e negociatave dhe diplomatët thonë se janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
4. “Popullsia e botës do të rritet me më shumë se 1 miliard, duke shkuar në rreth 7,2 miliardë banorë”…
Verdikti i sotëm, i vërtetë. Popullsia e botës aktualisht është rreth 7,3 miliardë banorë.
5. “Burimet e energjisë do të jenë të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat”.
Verdikti i sotëm, thuajse perfekt. Prodhimet e Shteteve të Bashkuara kanë kapur majat më të lartë vitet e fundit dhe SHBA-të priten të bëhen eksportuesi më i madh i gazit natyror të lëngshëm në vitet e ardhshme.
6. “Ekonomia e Kinës do të rritet, duke tejkaluar atë të Europës dhe duke zënë vendin e dytë, por ende do të mbetet shumë larg Shteteve të Bashkuara”…
Verdikti i sotëm, diçka e përafërt. Kjo sepse, referuar disa matjeve, ekonomia e Kinës është tashmë më e madhe sesa ekonomia e Shteteve të Bashkuara, por disa matje të tjera e nxjerrin atë jo aq të madhe sa ekonomia e Bashkimit Europian.
7. “Europa nuk do të ketë përmbushur plotësisht ëndrrat e barazisë me Shtetet e Bashkuara, si një krijuese (formuese) e sistemit ekonomik global”…
Verdikti i sotëm, fare i vërtetë. Raporti i CIA-s ka qenë tepër optimist për ekonominë e Europës, e cila ka pësuar disa goditje në fillim të këtij viti, por që sërish është kthyer kohët e fundit në rrjedhën e saj normale drejt rritjes.
8. “SIDA, uria dhe trazira e vazhdueshme ekonomike e politike do të bëjnë që popullsia në shumë vende afrikane do të jetë në prag dështimi”…
Verdikti i sotëm, i rremë. Kjo pasi popullsia e Afrikës është rritur nga 800 milionë në vitin 2000 deri në 1,1 miliardë në vitin 2014.
Top Channel