Roberto Cavalli i blen një ishull të dashurës së tij 45 vjet më të re

03/07/2015 00:00

74-vjeçari Roberto Cavalli i ka blerë të dashurës së tij 29-vjeçare suedeze një ishull në vendlindjen e saj. Sipas ‘Aftonbladet’, stilisti e ka blerë ishullin në lindje të Stokholmit për rreth 3 milionë dollarë.

Ishulli, që tashmë është në pronësi të Sandra Nilsson, është i kompletuar me një vilë me 4 dhoma gjumi, pishinë të madhe dhe një fushë të vogël golfi.

Roberto Cavalli dhe Sandra Nilsson janë të lidhur që nga viti 2010, kur stilisti u nda nga bashkëshortja e tij. Ata kanë 45 vite diferencë me njëri-tjetrin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel