FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Bashkimi Europian është bindur për të financuar me 70 milionë euro linjën e interkonjeksionit prej 400 KW mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë thotë se projekti parashikohet të nisë zbatimin vitin e ardhshëm, kur përfundon linja e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kjo u konfirmua gjatë takimit të mbajtur ditën e enjte në Vjenë mes ministrave të Energjisë të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë. Shqipëria u përfaqësua nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në cilësinë edhe të drejtuesit të Presidencës së radhës në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.
Në fjalën e tij, ministri Gjiknuri njohu të pranishmit me hapat që po ndërmerr Shqipëria në kuadër të reformës në sistemin energjitik dhe projektet e lidhjes me linjat e transmetimit me vendet fqinje, si ajo me Kosovën që po ndërtohet dhe shumë shpejt linja me Maqedoninë.
“Bashkimi Europian mund të jetë mbështetës për vende si ne, janë projektet e infrastrukturës energjitike ato që mund të bëhen prioritare dhe të shkojnë në rrugën e realizimit”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Ai kërkoi mbështetje edhe për projektin e rëndësishëm të degëzimit të gazsjellësit Trans-Adriatik TAP, me gazsjellësin Jonian-Adriatik IAP. Sipas tij, ky investim i shërben diversifikimit të burimeve për një pjesë të vendeve të Ballkanit.
Top Channel