Shkodër, nis Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë

02/07/2015 00:00

E kthyer në traditë në Shkodër, ka çelur siparin Festivali i 53-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, që bën bashkë talente të vegjël nga të gjitha trojet shqiptare.

Janë 24 fëmijë që për tre netë me radhë do të performojnë  këngët e tyre dhe natën e fundit do të shpallet dhe fituesi.

Gjatë natës së parë interpretuan këngët e tyre 12 fëmijë nën kujdesin e drejtorit artistik Kujtim Alia, regjisorit Osman Mlloja dhe moderatores Manjola Mlloja.

Ky event që po zhvillohet në rrugën pedonale është organizuar nga Bashkia e Shkodrës, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Drejtoria Arsimore Rajonale si dhe shoqata “Shpirti Artistik”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Që nga koha kur u ideua, krijimi i Festivalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve në vitin 1962, ky event organizohet çdo vit në qytetin e Shkodrës, duke e kthyer këtë aktivitet kulturor në një traditë për qytetin verior.

Top Channel