Miley Cyrus puthet me Stella Maxwell

02/07/2015 00:00

Miley Cyrus është fotografuar duke puthur “engjëllin” e “Victoria Secret”, Stella Maxwell. 22-vjeçarja, e cila ka thënë se është biseksuale, shihet duke bashkuar buzët me modelen.

Cyrus kishte të veshur një fustan të shkurtër ngjyrë ari, ndërsa Stella një palë pantallona të zeza dhe një bluzë gri.

Vajzat nuk janë mjaftuar vetëm me puthje, pasi ato kanë filluar të ledhatojnë edhe njëra-tjetrën me duar.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel