Kendall Jenner, pazar në Londër
02/07/2015 00:00
Ajo është njëra nga modelet më të suksesshme, prandaj nuk është aspak surprizë që Kendall Jenner arrin të kthejë në një pasarelë edhe një rrugë në të cilën kalon.
19-vjeçarja ka shijuar një ditë të qetë në Londër, të cilën e ka shfrytëzuar për të bërë pazar.
Pavarësisht se e mërkura u cilësua si dita më e nxehtë në nëntë vite në Britani, veshja e Kendall të jepte përshtypjen sikur jemi në vjeshtë.
Ajo kishte veshur një fustan bardhezi, me mëngë të gjatë, ndërsa në dorë mbante një çantë të zezë.
Top Channel