“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim prej 32 orësh drejt Turqisë për të…
Revista “Women’s Health” nuk mund të bënte një zgjedhje më të mirë për kopertinat e korrikut dhe gushtit, se ajo që kanë bërë për këtë vit. Ata kanë zgjedhur këngëtaren Julianne Hough për të hapur revistat në muajt më të nxehtë të vitit.
Në kopertinën e parë, 26-vjeçarja është me një kostum banjoje blu me yje të bardhë, ndërsa me njërën dorë mban flokët. Në këtë foto nuk mund të mungonte një buzëqeshje, arma sekrete e saj.
“Jam shumë e lumtur që jam në kopertinën e revistës ‘Women’s Health” për korrik/gusht”, ka shkruar ajo në Instagram, ku ka postuar edhe faqen e parë të revistës.
Në kopertinën e dytë, bjondja është e shtrirë, me një palë bikini me dy ngjyra, blu dhe të bardhë. Edhe këtë kopertinë ajo e ka ndarë me 1.7 milionë ndjekësit e saj në Instragram.
Top Channel