“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante…
Ajo ëstë me pushime me familjen e saj në Greqi, por Kat Hudson e shndërron plazhin në një pistë, në të cilën bën modelen. Aktorja 36-vjeçare është fotografuar me bikini, ku tregon se është në formë të mirë.
Kate është duke kaluar pushimet me të ëmen, Goldie Hawn dhe djemtë e saj, Ryder 11-vjeç dhe Bingham 3-vjeç në ishullin grek Skiathos.
Fillimsht, ajo ishte parë me bikini blu, me të cilat kishte bërë modelen duke e shndërruar plazhin në një pistë, ku kishte vendosur edhe syzet, ndërsa flokët i kishte kapur nga mbrapa.
Pastaj, Kate kishte vendosur të ndryshonte bikinit, duke veshur një palë rozë, model i ndryshëm nga ato të parat. Ndërkohë që 36-vjeçarja po freskohej, e ëma Goldien qëndronte poshtë çadrës e pa shqetësuar.
Top Channel