“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim prej 32 orësh drejt Turqisë për të…
Në të njëjtën sallë ku para 17 vitesh ishte sulmuar edhe fizikisht, publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, ka promovuar librin e tij “Miliarderi” në Beograd, të botuar nga Samizdat i televizionit “B92”.
Në një rrëfim që i shërben edhe Serbisë, për Kosovën e viteve ’90, Surroi tha se ndjehet i lumtur që është botuar një libër i shkruar në gjuhën shqipe.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu pas kaq shumë vitesh dhe promovojmë një libër që është përkthyer nga gjuha që dikur këtu njihej si gjuhë e druprerësve dhe hamallëve”, tha Surroi.
Publiku serb e ka vlerësuar librin pozitivisht, por edhe rolin e tij politikë dhe promovimi ka shërbyer edhe si një kujtesë e tentimeve për paqe.
“Për ato që kanë ndodhur në Kosovë gjatë viteve ’90, nuk po flas për ngjarjet e mëdha, por se si ka funksionuar shoqëria atje, ne në fakt nuk dimë asgjë”, u shpreh Teofil Pançiç, kritik letrar.
Libri i Surroit mbylli festivalin e kulturës kosovare “Mirëdita, Dobardan”.
Top Channel