Shkodër, zjarri shkrumbon dy banesa; dëme të mëdha materiale

03/06/2015 00:00

Dy shtëpi private janë shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Gjuadol” të qytetit të Shkodrës.

Zjarri ka rënë fillimisht në banesën e shtetasit me iniciale D.H dhe brenda pak minutash nga flakët është përfshirë dhe një banesë tjetër aty pranë.

Për fat të mirë, dëme në njerëz nuk ka pasur, por dy banesat janë shkrumbuar dhe, për rrjedhojë, dëmet materiale arrijnë në disa milionë lekë.

Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve që ka bërë të mundur izolimin e flakëve e që rrezikonin edhe disa shtëpi të vjetra pranë vatrës së zjarrit.

Grupi hetimor ka mbërritur tashmë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, që nga hetimet paraprake besohet se është një luhatje e energjisë elektrike.

Top Channel