Kim Kardashian në pritje të fëmijës së dytë

01/06/2015 00:00

Kim Kardashian është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Kanye West.

Ylli 34-vjeçar ka bërë publik këtë lajm në fund të një prej serive të “Keeping Up With The Kardashians”.

Në një klip të publikuar ku shihet se çfarë do të ndodh në serinë e ardhshme, Kim, vajza e së cilës mbush 2-vjeç më 15 qershor, në këtë klip tregon se është më në fund shtatzënë pas një beteje të gjatë.

E emocionuar, Kim i tregon motrës së saj Khloe: “Sapo bëra analizat e gjakut, jam shtatzënë.”

Top Channel