Momente tensioni në Urën e Bruklinit/ Burri ecën mbi kabllot në lartësi të madhe, bllokohet trafiku
Sër Paul McCartney thotë se prej disa kohësh nuk tymos më kanabis, pasi nuk dëshiron të japë shembull të keq për nipërit e tij.
Ish-pjesëtari i Beattles, sot 72 vjeç, i cili ka pesë fëmijë dhe tetë nipër e mbesa, thotë se për herë të fundit ai ka tymosur “shumë kohë më parë” dhe tani preferon një gotë vere apo një Margarita.
“Nuk e bëj më këtë gjë. Pse? E vërteta është se nuk dua të japë shembull për fëmijët dhe nipërit. Është çështje prindërimi. Dhe më parë, kur endesha rrugëve të Londrës, e mbaja larg syve të fëmijëve të mi”, ka thënë ai për “Daily Mirror”.
Sër Paul ka tymosur kanabis për herë të parë në gusht të 1964-s, kur ia ofroi Bob Dylan. Në janar të vitit 1980 ai u arrestua në Japoni, pasi policët i gjetën 225 gramë marijuanë në bagazhet e tij. Paul kaloi 10 net në një burg të Japonisë, para se të lirohej e të deportohej.
Top Channel