Padia e kryeministrit Rama ndaj Ristanit për shpifje, palët japin konkluzionet

29/05/2015 00:00

Në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat, Arben Ristani. Palët kanë dhënë konkluzionet e tyre në këtë seancë.

Sipas avokatit të Arben Ristanit, Ivi Kaso, padia duhet të shuhet, pasi nuk ekziston vepra penale. “Klienti im ka mbajtur qëndrim politik dhe jo personal ndaj kryeministrit”, tha Kaso.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i kryeministrit Edi Rama tha se nuk do të tërhiqen nga akuza për “shpifje për shkak të detyrës”.

Top Channel