Ministri Cani inspekton punimet e terminalit të ri doganor në Morinë

29/05/2015 00:00

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani inspektoi të premten punimet për ndërtimin e terminalit të ri doganor, në Morinë.

“Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare e kanë objektiv fushën fiskale. Terminali i ri është një lehtësim i madh për tregtinë e lirë dhe lëvizjen në të dyja anët”, tha Cani.

“Po punohet 24 orë për përfundimin e këtij projekti”, shtoi ministri i Financave.

Top Channel