“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim prej 32 orësh drejt Turqisë për të…
Kylie Jenner ka mohuar të gjitha fjalët se ajo është shtatzënë. 17-vjeçarja është parë nën shoqërimin e mikes së saj Pia Mia në perëndim të Hollywood-it. Vajzat që ishin veshur bardhezi dukeshin në formë të shkëlqyer dhe gati për ditët e verës.
Mediet rozë raportuan se Jenner ishte shtatzënë me reperin Tyga, por 17-vjeçarja ka nxituar të hedh poshtë fjalët përmes rrjeteve sociale. “Njerëzit mendojnë se jam shtatzënë prej tetë muajsh, por duket qartë se s’jam”,- ka shkruar Jenner ne një video në Snapchat që tregonte trupin.
Barku i saj i tonifikuar dukej edhe të enjten kur kishte vendosur të kalonte kohë më 18-vjeçaren Mia e cila për asnjë moment nuk ia ka lëshuar dorën, duke dëshmuar për afërsinë që kanë me njëra-tjetrën.
Top Channel