Kryeministri dhe stafi i bashkohen fushatës së dhurimit të gjakut

29/05/2015 00:00

Rama, së bashku me punonjësit e Kryeministrisë, sikurse edhe një vit më parë, iu bashkuan fushatës vullnetare për dhurimin e gjakut.

Departamenti i Informacionit në Kryeministri, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, thotë se në selinë e Këshillit të Ministrave u vendos njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili nisi edhe fushatën e dhurimit të gjakut.

Kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që dhuroi gjak, i pasuar nga stafet e departamenteve të Kryeministrisë. Ky kontribut do të shkojë në mbështetje të jetës për fëmijët talasemikë.

Top Channel