Vizita e kryeministrit Aleksandër Vuçiç në Tiranë ka hedhur në plan të dytë të gjitha tensionet, zërat kundërshtarë dhe ngjarjet tensionuese.
Nenad Gjurgjeviç, nga Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike, thotë se kjo vizitë i ka vënë vulën marrëdhënieve dypalëshe dhe, pavarësisht tentativave për tensionim, takimet e Tiranës janë një hap pozitiv.
“Jo vetëm ndeshja, por edhe vetë ardhja e kryeministrit Rama në Beograd i nervozoi njerëzit, ndërsa mediet krijuan një atmosferë jo mikpritëse. E megjithatë vizita ndodhi. Muaj të tërë më pas kemi pasur tensione e së fundi, edhe Maqedonia ka qenë gjithashtu nje test, ndërsa tani erdhi kjo vizitë. Duket se dy kryeministrat kanë rënë dakord, shpresojmë dhe në praktikë, që është i mundur një partneritet i Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Nenad Gjurgjeviç, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike.
Vizita e Vuçiç ka qenë në rrezik përshkallëzimi, për shkak të një kronologjie nacionalizmash, pas “drone”-it, vizitës në Beograd, e më pas krijimi i një ideje aktive të “Shqipërisë së Madhe” nëpër media, por ka mundur të jetë ndryshe. Shqiptarët dhe serbët nuk kanë pasur konflikte aq të thella, por Gjermania dhe Franca janë një model i mirë.
“Me porosi të tilla është e mundur të kemi marrëdhënie më intensive, sepse ka fare pak marrëveshje deri tani. Me stabilizimin e marrëdhënieve mund të kemi më pak tensione edhe me Kosovën”, tha Nenad Gjurgjeviç.
Ata që e shohin më thellë vizitën e Vuçiç thonë se rruga është shtruar për më pak tensione në Ballkan.
Top Channel