Shkelën rregullat e zonës “Shengen”, riatdhesohen nga Franca 50 shqiptarë
28/05/2015 00:00
50 shtetas shqiptarë u riatdhesuan nga autoritetet franceze dhe agjencia “Frontex” për shkelje të rregullave të qarkullimit në zonën “Shengen”.
Operacioni i riatdhesimit të tyre u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese franceze dhe “Frontex”.
Riatdhesimi u krye përmes një fluturimi ‘charter’, që u ul në Aeroportin e Rinasit rreth orës 15:00.
Të gjithë shtetasit e kthyer janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës “Shengen”.
Top Channel